Ka humbur jetën në moshën 90-vjeçare një ndër komedianët më të njohur të kohës së tij, Sir Ken Dodd, krijuesi i Diddy Men. Legjenda e komedisë doli nga spitali vetëm pak kohë më parë pas gjashtë javësh trajtimi për një infeksion në gjoks.

Të premten ai u martua me Anne Jones, partneren e tij prej 40 vitesh në shtëpinë e tyre në Liverpool, raporton BBC. Komediani jetoi në atë shtëpi që ditën kur lindi dhe nuk ka jetuar në asnjë vend tjetër.

Sir Ken ishte i famshëm për shfaqjet e tij dhe deri vitin e kaluar ai ka qëndruar në skenë. Ai ka qenë komedian që në vitin 1954. Në vitin 1960 ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness sepse tregoi 1500 shaka në tre orë e gjysmë.