Klima e Krishtlindjes ka afruar edhe Al Bano dhe Rominën. Ish-çifti i muzikës italiane i ka lejuar vetes një shëtitje krah për krah njëri-tjetrit në vitrinat e Hamburgut të dekoruara si për festë.

Të dy kanë pozuar përpara fotografëve, duke treguar edhe disa ëmbëlsira në formë zemre ku shkruhej ‘të dua’.

Një dedikim romantik, por asnjë rikthim së bashku.

Çifti i është kushtuar së fundmi promovimit të albumit të ri ‘Magic Reunion-Live’ dhe turneut që do i sjellë të performojnë në Gjermani pranverën që vjen.