Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një prej çifteve më të dashur për publikun shiqptar.

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Miriami e Albani e kanë shprehur gjithmonë edhe në këngët e tyre, edhe në postime të shumta në Instagram.

Ditën e sotme këngëtari ka festuar ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij Miriami, ka vendosur ta urojë atë publikisht në Instagram dhe ti shprehë dashurinë që ajo dhe e bija kanë për Albanin.

"Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Te jesh i suksesshëm si njeri dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty"– shkruan Miriami.