Alketa Vejsiu: Kam marrë një nga çunat më king të Vlorës

Postuar: 20/05/2018 - 10:47

   Alketa Vejsiu është një prej femrave më të komentuara në Shqipëri për sukseset që ka arritur, ku partneri i saj ka qenë mbështetësi më i madh.

Në një intervistë për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale, duke shtuar se bashkëshorti është një prej meshkujve më të bukur të qytetit të Vlorës.

Pjesë nga biseda:

Rudina Dembacaj: Cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës?

Alketa Vejsiu: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, respekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s'ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.

Rudina Dembacaj: Sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale?

Alketa Vejsiu: Është gjithçka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha. 

Rudina Dembacaj: Është mbështetës?

Alketa Vejsiu: Shumë. Për cdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë./OraNews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare u rikthye me këngën “Lamtumirë”, të cilën e promovoi në emisionin e pasdites “Rudina”.

Askujt nuk do t’ia merrte mendja, por Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni.

Thashethemet se Victoria dhe David Beckham po divorcohen ishin në qendër të mediave rozë këtë muaj.

Përveç hiteve të saj të njëpasnjëshme, format bombastike i kanë dhuruar gjithashtu Nicki Minaj një karrierë të suksesshme.

Edhe pse shtatzënë bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa nuk i ndahet punës.

Ylli hollivudian Eva Longoria ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique. 

Vijon në mediat shqiptare “merkatoja televizive” për të marrë personazhe të njohur.

Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato për t’u mbajtur me

Edhe Jennifer Lopez duhej të përballej me audicione dhe juri për të arritur këtu ku është sot.