Moderatorja Alketa Vejsiu është duke shijuar disa ditë pushimi në një vend ekzotik.

Ajo ka publikuar foto të ndryshme ku shfaqet mjaft në formë dhe e relaksuar pas një sezoni të gjatë televiziv. 

Tashmë është bërë traditë që sa herë moderatorja përfundon një format televiziv largohet jashtë vendit për t’u relaksuar. 

Ajo pritet të kthehet plot energji për sezonin e ri në Klan, ku ka zbuluar se do të ketë 3 produksione.