Moderatorja Alketa Vejsiu është duke shijuar pushimet e verës, por pa u shkëputur totalisht nga puna e saj. 

Me një video ku shfaqet duke kërcyer, Alketa ka zbuluar se kur do të kthehet në ekran dhe se cili është programi që do fillojë i pari në sezonin e ri, i moderuar prej saj.

"Prova për edicionin e 5 të Dance with me në 10 shtator në TV Klan. Këto videot me kërcim i kam fiksim unë", shkruan Alketa teksa ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit.