Almeda Abazi ndërron profesion?

Postuar: 16/05/2018 - 21:41

   Modelja dhe moderatorja e njohur me origjinë shqiptare, Almeda Abazi, së fundmi ka ardhur pranë publikut shqiptar si prezantuese e “Dancing with the stars”.

Ajo që ndoshta nuk dini për të, është që Almeda edhe këndon. Modelja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar këngë pop. Kënga do të jetë në anglisht dhe mendohet se së shpejti Almeda do të dalë edhe nëpër koncerte.

Kjo do të jetë hera e parë që Almeda i përkushtohet seriozisht këngës, pavarësisht se ka kënduar edhe më parë e ftuar në emisione televizive në Turqi.

Mediat turke kanë shkruar shumë për Almedën jo vetëm për arritjet e saj televizive, por edhe si partnerja e një prej aktorëve më të mirë në Turqi. Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, Almeda dhe aktori i famshëm Tolgahan Sayisman kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Aktualisht, Almeda ka ndërmarrë një tjetër hap për karrierën e saj. Vendosi t’i rikthehej publikut shqiptar me pjesëmarrjen në rolin e moderatores në “Dancing With The Stars”.

7 ditët e një jave në jetën e Almedës ndahen mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sakrifica që ajo bën momentalisht në projektin, që do e mbajë të angazhuar për dy muajt në vijim, ka bërë që ajo praktikisht të jetojë në dy shtete./Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Format e saj trupore janë më së miri, por pavarësht kësaj edhe Lori Hoxha ka vendosur të mbajë dietë dhe në disa foto në Instastoryt zbul

XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të repit në SHBA është vrarë në Florida me disa plumba pistolete.

Robert Berisha, kunati i këngëtares Tuna ka konfirmuar para pak javësh se nuk flet me të, por kjo gjë nuk ndikon në marrëdhënien me vëlla

   Rokeri shqiptar, Eugent Bushpepa u bë i njohur për publikun me flokë të gjata dhe me stilin e tij të vecantë.

   Me flokë të shkurtra e balluke, kjo është Irina e re, pamje me të cilën tani dhe më pas do të kemi rastin ta shohim.

   Moderatorja Alketa Vejsiu është duke shijuar disa ditë pushimi në një vend ekzotik.

Johnny Depp anulon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet e tij në media.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Do ta luj”.

Eli Fara ka qenë një ndër personazhet që ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ish-bashkëshortes së futbollistit shqiptar i cili luan me skuadrën e Zvicrës, mbrëmjen e kaluar i është dashur të komentojë performancën