Aktorja e Hollywoodit Angelina Jolie është shfaqur mjaft e dobësuar në ceremoninë e çmimeve Bafta në Londër.

Bukuroshja, e cila është e njohur për figurën e saj shumë të dobët, këtë herë tregoi një trup edhe më të hollë, duke nxjerrë në pah kockat e saj në pjesën e kraharorit dhe kurrizit.

Sipas "Radarit", Angelina nuk ishte aq e dobët, por pamja e saj ndryshoi në mënyrë drastike pasi mësoi se Jennifer Aniston ishte divorcuar nga Justin Theroux.