Që pas publikimit të divorcit të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, të gjithë menduan vetëm një emër, Brad Pitt. Fansat e çiftit ikonik të Hollywood prisnin një ribashkim të tyre, pasi tashmë të dy janë single dhe jo më kot. Mesa duket që kur janë ndarë Brad dhe Jennifer nuk i kanë shkëputur kurrë marrëdhëniet e tyre.

Ata kanë komunikuar vazhdimisht me njëri tjetrin dhe këto biseda janë bërë më intensive në 15 muajt e fundit, periudhë kjo kur Pitt u nda nga Angelina Jolie. Epo tani që dyshja janë single, dhe komunikimi mes tyre vazhdon, nuk do ishte aspak e pazakontë që mes tyre të kishte një rikthim.