Muajin e kaluar u raportua se Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel.

Por këngëtarja është fotografuar me miliarderin teksa ndodhen me pushime së bashku në Puerto Vallarta, Meksikë.

Nga fotot e siguruara nga paparacët duket se mes çiftit ka tension dhe pushimet nuk po kalojnë aq bukur sa mendohet të jenë.

Rihanna shfaqet mjaft e zemëruar me biznesmenin saudit. Këngëtarja 30-vjeçare qëndron e ulur në një shezllon e veshur me bikini ndërsa i dashuri qëndron pranë saj.

Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanan e ndejk pas e mbështjellur me peshqir.