Një tufë me lule, të cilën këngëtarja e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, është bërë shkak që gjatë ditës së sotme të qarkullonte lajmi se Beatrix Ramosaj ka nisur një histori të re dashurie.

Image

E kontaktuar nga Gazeta Express, Beatrix ka mohuar të jetë në një romancë të re dashurie.

"Jo nuk jam në një lidhje për momentin, por dhe nëse do të ndodhë në të ardhmen, do të jetë ndryshe nga më parë jeta private do të jetë e ndarë me atë artistike," -u shpreh Ramosaj.

Më parë ajo ka patur një lidhje me Ervi Cenollin, lidhja e cila u bë mjaft publike dhe gjithashtu më pas edhe ndarja.