Bebe Rexha ka vendosur të flasë hapur për peshën e saj.

Ditën e djeshme Bebe ka publikuar në Instagram një foto të sajën e përbri saj shkruan:

"Më falni por mu desh ta bëja! Po kam shtuar peshë, sepse jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate prapanica ime bëhet e madhe. Dhe e dini çfarë? E dua prapanicën time të madhe!!!! Jo çdo këngëtare do të jetë e masës 0, e dobët dhe me pamje prej modeleje. Nëse kjo është ajo që doni nga unë, s’keni për ta marrë. Jam lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”– ka shkruar ajo përbri fotos.