Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë e pranishme në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike” duke ndjekur prezantimin e bashkëshortit të saj, aktorit Bes Kallaku.

Në një çast Besi ka imituar Xhensilën duke shkaktuar mjaft humor në skenë. 

Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: ‘Obobo si do këndoj’, thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t’iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36”, tregoi Besi duke bërë publikun të qeshë.

Gjithashtu edhe Xhensila ka nisur të qeshë dhe e ka publikuar këtë moment në rrjete sociale duke shkruar për të: “Lumturia ime, krenaria ime”.