American Music Awards, krahas ndarjes së çmimeve është një event që i kushtohet mjaft vëmendje dhe stilit të veshjes.

Si në çdo event tjetër, përzgjidhen të veshurit më mirë dhe keq dhe Bleona është renditur sërish nga kritikët e modës si një nga më të veshurat keq mbrëmjen e së dielës.

Mail Online, i rendit ato mes njerëzve të njohur me veshjen më të keqe duke e nisur me titullin “Hallouini ishte muajin e kaluar!”.

E para në renditje është Diana Ross, por nuk mbeten pas dhe shumë emra të tjerë të njohur si Pink, Patric Starr etj.

Ndërkohë për këngëtaren shqiptare Bleona Qerreti, media britanike shkruan:

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantë argjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”.

Veshja e Bleonës ka tërhequr vëmendjen dhe në vitet e shkuara, ku në AMA 2014 u shfaq me një fustan rrjetë të zezë nën të cilat kishte veshur tanga.