Pas zbulimit në Durrës të një shume të konsiderueshme parash ka reaguar në mënyren e tij edhe aktori i humorit, Gentian Zenelaj. Ai ka ironizuar me shumën rekord prej mbi 3 milionë e 470 mijë eurosh të bllokuara një ditë më parë në Portin e Durrësit, të fshehura në dy makina tip Toyota Yaris.

Në postimin e tij në Facebook, shkruan me ironi se ka një dyndje të madhe njerëzish që kërkojnë Toyota Yaris, që sipas tij, ‘të merrka gjak në vetull’.

Më tej, shkruan ai, në Shqipëri kanë arritur të fusin deri në 5 milionë euro në bagazh, teksa iu bën thirrje me ironi të gjithëve të blejnë këtë lloj makine dhe s’do kenë kurrë probleme me eurot.

Shënimi i plotë i aktorit në Facebook:

Me thonë që ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris….dhe të gjithë shikojnë bagazhin ..levizin gomën rezervë…as nuk ja hedhin syte motorit apo kilometrave….Range Rover e X6 thotë policia ?!?!??! Këtu Toyota Yaris tek derë të marrka gjak në vetull.. ???? ???? ????

Ps:Fushata e re e Toyota Yaris për 2019 do jetë…..Toyota Yaris..Praktike..ekonomike..spacioze…Në Shqipëri kanë arritur të fusin deri ne 5 milion euro në bagazh…Bli Toyota Yaris…dhe sdo keni kurrë problem me eurot ???? ???????? ???? ????