Ndarja e moderatores Bora Zemani nga Dj Vin Veli bëri bujë në rrjetet sociale. Pas Velit, për ndarjen ka folur sot edhe Zemani.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatorja tha se s’ka qenë asnjëherë e martuar, por e ka patur të dashur Velin me të cilin ka edhe një djalë, Arbor. Pavarësisht ndarjes, Zemani tha se vazhdon të takohet me Velin prej djalit.

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme. Ne kemi patur probleme. Ne s’kemi qenë asnjëherë të martuar, tani jam ndarë nga i dashuri im me të cilin kam edhe një fëmijë. Djalin e mbajmë të dy. Ne s’kemi qenë as të martuar dhe nuk na e ka caktuar gjykata se si të procedojmë. Për ne është e rëndësishme të jemi prezentë në jetën e Arborit. Ishte një vit i tërë i mbushur me lajme dhe në fund ne ramë dakord që të ndahemi. Arborit nuk ia kemi shpjeguar sepse ai nuk e kupton tani, por ai po e përjeton mirë se e ka çdo gjë dyfish, kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë te lodrat, i blen lodra edhe mami edhe babi, ka anët e mira tani Arbori. Ne takohemi bashkë prej djalit, ne nuk jemi armiq me njëri-tjetrin, por nuk dalim bashkë për të pirë kafe. Nëse e quaj gabim e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin, një nga arsyet e ndarjes time me të ka qenë vendimi për të qenë bashkë në moshë shumë të re” tha Bora.