Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, kohët e fundit janë vënë në qendër të mediave shqiptare, por edhe atyre turke. Bukuroshja shqiptare, prej disa javësh drejton "Dancing with the stars" në Vizion Plus, por edhe partneri i saj, me projektet e reja, është gjithashtu i ndjekur nga sytë kureshtarë.

Pak javë më parë, kur Almeda ishte e ftuar në "Xing me Ermalin" në Tv Klan, në një linjë direkte nga Turqia ishte i ftuar edhe Tolga për të përshëndetur publikun shqiptar.

Ndërsa këtë herë, i ftuar është Ermali. Nga Stambolli, çifti kanë pritur moderatorin e Tv Klan dhe, me sa mësohet, jo vetëm dhe thjesht për një darkë miqësore. Apo një kafe turke.

Siç shkruan Xing.al, darka në pallatin luksoz Çiragan në Stamboll, ka edhe një qëllim shumë të rëndësishëm për Ermalin, por edhe për Tolgahan gjithashtu.

Ermali, pritet të vërë në jetë një projekt të madh ndërkombëtar, në të cilin do të përfshihet edhe aktori turk. Meqenëse Tolga njihet për rolet në serialet turke, ndoshta i radhës është një format i tillë, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete pas "kafes" turke të Ermalit dhe Tolgës.