Këngëtari John Legend dhe bashkëshortja e tij, modelja Chrissy Teigen, janë padyshim një prej çifteve më të adhuruara për publikun. Ata janë shumë karizmatikë dhe të ëmbël, kështu kanë arritur të fitojnë edhe zemrën e fansave. Ata janë prindër të një vajze, por mesa duket kanë vendosur të shtojnë familjen.

Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, dhe këtë e ka bërë publike vetë Chrissy në Instagram me anë të një videoje shumë të ëmbël. Chrissy i drejtohet vajzës Luna duke treguar nga barku: “Çfarë ka aty?”, “Bebi”- thotë vogëlushja e ëmbël, duke na dhënë të gjithëve lajmin e gëzuar.