Prej disa javësh përflitet së tepërmi për dasmën e tyre, por para se të zbulohen detaje të tjera, një tjetër lajm i gëzueshëm nga çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Valdrin Sahiti-Edita Ramadani.

Siç bën të ditur ‘Gazeta Express’, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Mësohet se Edita është shtatzënë, mirëpo ende nuk ka asnjë të dhënë tjetër, sa muajshe është ajo apo mbi gjininë e fëmijës.

Dyshja pritet të lidhë kurorë javën e ardhshme në një ceremoni intime që do të mbahet në SHBA. Valdrini dhe Edita prej disa muajsh ndodhen në Amerikë ku thuhet se po përmbyllin përgatitjet e fundit për dasmën.