Dasëm në familjen Berisha! Armina flet për organizimin e ceremonisë...

Postuar: 13/03/2018 - 20:03

   Historia e dashurisë së blogeres Armina Mevlani dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin shkakton gjithnjë mjaft interes.

E ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Rudina”, Armina është shprehur për javët e modës ku ka qenë pjesë dhe gjithashtu për jetën private. Ajo dhe Shkëlzeni tashmë janë të fejuar dhe për të kurorëzuar këtë fejesë kanë bërë vetëm një darkë më familjarët e ngushtë. 

Por Armina ka rrëfyer se miqtë e saj kanë insistuar shumë që të bëjnë një festë, dhe ajo u shpreh se përpara dasmës do bëjë një festë të vogël po prapë intime për miqtë e ngushtë dhe familjarët. Sa i përket dasmës ajo theksoi se është afër duke mos përcaktuar një datë, por duke thënë se kanë nisur përgatitjet. 

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese,”-u shpreh Armina. 

Ndërkohë sa i përket dasmës ajo theksoi nuk dëshiron të stresohet dhe të vendosë një datë  për shkak të tensionit për të mbaruar në kohë me organizimin. 

“Për dasëm nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit",- tha Armina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndonëse balerina Klaudia Pepa aktualisht e vijon karrierën e saj në Itali, ajo nuk i harron kurrë miqtë.

Aktori i njohur si “The Rock”, Dwayne Johnson është bërë baba për herë të tretë. 

Ish-modelja nga Libofsha e Fierit, shumë e përfolur për lidhjen e saj treshe dhe ëndrrën për realizimin e "Principatës së Libofshës" ësht

Adrian Gaxha është artisti i njohur shqiptar që nuk komentohet shpesh në faqet rozë, por intervista e tij e fundit tregon një anë që nuk

   Një nga çiftet më të përfolura që mbahen mend edhe pas vitesh nga ndarja, janë moderatorja Luana Vjollca dhe këngëtari Adrian Gaxha. 

   Moderatorja Alketa Vejsiu është një nga femrat më të admirueshme dhe përveçse moderatore është dhe një biznesmene e suksesshme.

   Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet më provokuese se asnjëherë.

Kompania e hidrokarbureve “Gulf” ka shpallur falimentimin, duke bërë kështu që qindra qytetarë të bien pre e mashtrimit me tollonat e naf

Një ditë më parë, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ishte pjesë e rubrikës "Për drekë me mua" në emisionin "E diela shqiptare", ku pe

Reperi i famshëm amerikan Marshall Mathers, i njohur me emrin e skenës Eminem, festoi 10 vjetorin që nuk ka pirë alkool.