DJ Sardi ishte i ftuar në emisionin "Një kat më lart" këtë të shtunë, moderuar nga Ermal Peçi.

Sardi është një ndër DJ më të njohur në Tiranë çka e ka vënë shpesh herë në qendër të mediave rozë për lidhje të mundshme dashurie. Po a është ai realisht i lidhur?

"Jo, nuk jam i lidhur. Momentalisht jam i dedikuar ndaj profesionit. Muzika është primare, është ‘femra’ e momentit dhe gjithë jetës."– tha DJ Sardi.

I pyetur nëse është e vërtetë "legjenda urbane" që DJ ngacmojnë shumë femra? Sardi përgjigjet:

"Kur jam në punë jam në punë. Mendja është te puna te muzika, jo të gjuash femra. Kur mbaroj unë punën kanë ikur të gjitha. Jam aq i lodhur dhe mezi pres të gjej krevatin e të shtrihem."