Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa do të zhvillojë një koncert në Prishtinë në 10 gusht të këtij viti, ndërsa janë publikuar edhe çmimet e biletave, në faqen e festivalit sunnyhillfestival.com.

Duke ditur se festivali mbahet pas dy muajsh, në fazën e parë “super early bird”, nëse biletat i blini tani për një person për gjithë festivalin kushton 35 euro.

Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë, ku bileta do të kushtojë 55 euro dhe në fund 75 euro. Nëse do ta blini biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro.

Dua Lipa ka thënë se 25% e fondeve të fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë në ndihmë të artistëve të rinj dhe kreativ në Kosovë. Koncerti organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.