Pas emërimit në postin e rëndësishëm si sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është tërhequr nga skena e politikës aktive duke postuar herë pas here ngjarje nga jeta personale në Instagram.

Por nëse Bregu është “eklipsuar” disi, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të bijën, Kejdën, e cila vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në Instagram për pamjen e jashtme.

Kështu ka ndodhur edhe te postimi i fundit, ku një komentues i shkruan vajzës së Bregut, dhe mes të tjerash i thotë se duket si 40 vjeç.

Përveç të bijës, përgjigjen s’ia ka përtuar dhe ish-deputetja demokrate.

Lexoni replikat mes tyre:

Komentuesi: Je sh e vogel per gjith kto nderhyrje dhe gjith kte make up hund e ber buz te bera ! Dukesh 40 vjec me fal qe po ta them po nga konstrukti trupit fhe fytyra dukesh bash 30-40 vjec

Kejda: Te falenderoj Francesko me Lamborghini te bardhe per kritiken. Te me falesh po hunden, buzet, mollezat etj etj mi kane bere pak keq, se atehere kur linda une para 20 vitesh aq ishin mundesite, perdornin silikon te keq, jo fillera e gjera moderne si tani..Gjithsesi do ja percjell kritiken tende kirurgeve te mi @m.bregu me gjithe ndihmes-mjekun qe e asistoi Oh and i bet if you see a 40 year old looking like this, you’d still hit on her.  Tschüsssss

Majlinda Bregu: Na paska fy rende