U kritikua nga i vëllai dhe Mustafa Nano, por tashmë vjen një reagim i befasishëm nga moderatorja sportive. 

Kohët e fundit Ilda Bjeleri ka qënë në mesin e kritikave dhe sulmeve. Si të mos mjaftonte 'goditja' nga Mustafa Nano, moderatorja sexy mori një kritikë publike dhe nga i vëllai i saj balerin. 

Bledi Bejleri  u kthye e Shqipëri për shkak të spektaklit 'Kthimi i dallëndysheve' , i moderuar nga Ilda. Ai ka thënë se i bën shumë kritika Ildës, teksa theksoi se shpesh i thotë se duhet t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë.

Por menjëherë pasi në media qarkulloi ky lajm, Ilda ka ndarë në Instagram-in e saj një foto veshur në të kuqe dhe bën gjestin se duhet të mbyllin gojën: 'Shhjht', shkruan ajo.

Me sa duket Ilda është lodhur nga kritikat.