I ftuar në "Jo vetëm Modë" reperi i njohur Ledri Vula, ndër të tjera komentoi edhe deklaratat e dyshes Real1 dhe Dj Blunt kundër tij dhe miqve të tij.

Ledri tha se ka respekt për punën e tyre duke e vlerësuar Dj Blunt si një nga Dj më të mirë, ndërkohë që shtoi: "Unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë."

Dhe nuk ka munguar as reagimi i Dj Blunt i cili ka postuar një Instastory ku i dedikohet Ledrit.

"Ju keni menu që shaolinat janë **sy dhe nuk dalin mo kurrë me sqaru? Keni gabum ju jeni fuc***g **ssies. Oj qika jem, më kallxun fanset e tua 10-vjeçare, më thanë që kishe bo plan me kajt. Çka u bo qika jem kështu? Pse u ktheve prapë në temë vlla ? Ne e kryjtën, ta kena thon mendimin që e kena për ty dhe krejt njerëzit që na njohin edhe ti e di që na jena me të drejtë e ti jo. Ku e ki problemin tash? Na kishe jep respektin për çka kena bo por po harron qika jeme që na hala jena nishat dhe kena me marr në dorë hip-hopin. Prej këtij momenti na s’dojna mu marr me juve. Ju grahni punëve tuaja. Na kena me ju la me hip-hop. Qike jeme kiss-kiss, bye-bye", është shprehur Dj Blunt.

Dhe nuk është mjaftuar vetëm me këtë deklaratë, pasi këngëtari ka postuar gjithashtu në story edhe dy foto ku ironizon Ledrin.