Bashkëpunimet mes këngëtarëve të rrymave të ndryshme muzikore janë kthyer në trend. Pas Era Rusit dhe Remzie Osmanit të cilat prekën "Telat e Zemrës", apo Skivi dhe Gena me "Kijamet", kurse Luana Vjollca dhe Bujar Qamili, vetëm pak ditë më parë publikuan "Mi dhe flakë mallit tim".

Dhe më e reja fare është Çiljeta, e cila ka rrëfyer në emisionin “Chaud Patate” në ENERGY Radio për planet e afërta muzikore. Çiljeta tha se ka në plan një bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Fatmira Breçanin.

Ajo nuk dha detaje të tjera rreth këngës apo se kur do të publikohet, por me siguri ka për të qenë diçka e veçantë.

fatbre