XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të repit në SHBA është vrarë në Florida me disa plumba pistolete.

Reperi, Jahseh Dwayne Onfroy, 20 vjeç, u godit nga disa plumba kur doli nga një koncesionar motorësh në veri të Fort Laudardale, ndoshta viktimë e një tentative grabitje.

Autorët që e qëlluan, sipas një rindërtimi fillestar të krimit nga sherifi i zonës kanë qenë dy burra të armatosur që më pas ikën në bordin e një SUV të errët.

Kohëve të fundit reperi është përfolur shumë për problemet që ka pasur me ligjin, si dhe për dhunën e ushtruar ndaj partneres së tij, e cila është shtatzënë.

Onfroy u bë i njohur me këngët “Sad” dhe “Changes” të albumit të tij të parë duke u renditur në vend të 7 dhe 37 respektivisht të Billboart Hot 100.