Gjatë kësaj periudhe këngëtarja Elvana Gjata është gjithë kohës në lëvizje në vende të ndryshme të botës.

Ajo është duke e vijuar karrierën e saj jashtë vendit dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit nën titullin “Off Guard”.

Këtë fundjavë ajo ka qenë në Milano së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e saj, stilistin Valdrin Sahiti. Por gjatë këtij udhëtimi duket se diçka nuk ka shkuar mirë. 

Përmes një postimi në rrjete sociale Valdrini ka bërë të ditur se Elvanës i kanë vjedhur pasaportën. “Kam diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime Elvana”,- ka shkruar ai.