Ema Andrea i kërkon falje të bijës...diçka nuk ka shkruar si duhet!

Postuar: 12/01/2018 - 21:34

   Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë që poston diçka apo mban një qëndrim të caktuar publik.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ajo ka treguar për pasionet e saj, muzikën, si edhe raportet me të ëmën. E pyetur nga moderatorja për të, ajo ka treguar se është shumë e lidhur me të dhe ka trashëguar shumë tipare të karakterit. Ajo rrëfen se një nga gjërat që ka trashëguar nga e ëma, është ndjeshmëria. 

"E urrej që e kam marr këtë gjë nga ajo"- u shpreh Sara. Ajo tregon edhe për suportin që i jep e ëma. "Kam pasur një periudhë ku kam qenë shumë keq, mami më ka kapur nga shpatullat dhe më tha: Sara, qetësohu, çdo gjë do të bëhet mirë dhe rregullohet".

Ndërkohë që gjatë emisionit ajo mori edhe një mesazh nga aktorja Ema Andrea.

"Të kërkoj ndjesë për të gjitha gjërat që të kanë munguar. E di që Shqipëria është e vogël, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të rriten individë si ti, të mëdhenj. Sara Kapo, Sara ime është një kryevepër njerëzore",- u shpreh Ema për të bijën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

DJ Sardi ishte i ftuar në emisionin "Një kat më lart" këtë të shtunë, moderuar nga Ermal Peçi.

Moderatorja e njohur e ekranit është treguar gjithmonë e kujdesshme për sa i përket jetës së saj private, duke mos postuar pothuajse asnj

Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Malia Obama është fotografuar me të dashurin e saj britanik Rory Farquharson.

Kohët e fundit në mediat shqiptare është përfolur për një lidhje të gazetares sportive Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike Kl

Ndarja e moderatores Bora Zemani nga Dj Vin Veli bëri bujë në rrjetet sociale. Pas Velit, për ndarjen ka folur sot edhe Zemani.

“Jo vetëm modë” këtë të shtunë i ka kushtuar vëmendje Oriola Marashit, një emër që po kthehet në fiksimin e ri të showbiz-it shqiptar.

   Me siguri qëllimi i saj ishtë të tregonte se e ka marrë seriozisht palestrën, por Eni Koçi ka postuar disa foto që u kanë vënë zjarrin

   Mbrëmjen e djeshme ka nisur “The Voice Kids”, ku pjesë e jurisë është edhe këngëtarja Eneda Tarifa.

   Në rrethet e miqve të tyre ata quhen “çifti i lashtë”, pasi kishin një jetë bashkë.

   Kim Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj të sapolindur.