Mbrëmjen e djeshme ka nisur “The Voice Kids”, ku pjesë e jurisë është edhe këngëtarja Eneda Tarifa.

Këtë puntatë kanë konkurruar disa fëmijë, të cilët pas shtypjes së butonit nga trajnerët, kanë bërë zgjedhjet e tyre.

Duket se Eneda ka qenë tejet e lumtur që vogëlushja Klea ka zgjedhur që të shkojë në skuadrën e saj, gëzim që e ka manifestuar duke u shtrirë në skenë.

“Si mos te shtrihesha per Klean? Welcome in my team. Ishe e mrekullueshme!”  shkruan Eneda në foton e postuar në profilin e saj të Instagramit.