Para pak ditësh qarkulloi lajmi se këngëtarja Era istrefi i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me Faton Shoshin, i cili është edhe menaxheri i saj.

Duket se ky lajm konfirmohet dhe nuk mbetet në kuadrin e thashethemeve nga veprimi që ka bërë së fundmi këngëtarja në Instagram.

Ajo i ka dhënë fund kontratës së tyre të punës duke sjellë kështu edhe fundin lidhjes së dashurisë.

Era dhe Fatoni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo nënkupton që ndarja e tyre tashmë është një fakt i kryer.