Muajin e kaluar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ajola është në muajin e 7 të shtatzënisë dhe çifti do të bëhen me djalë.

I ftuar në "Top Arena", përpos pyetjeve nga futbolli për Veliajn nuk kanë munguar edhe pyetjet mbi shtatzëninë e Ajolës dhe djalin që do vijë në jetë.

"Ndjesia më e bukur që kam provuar ndonjëherë në jetë", u shpreh kryebashkiaku për faktin që do bëhet baba teksa zbuloi se ushqimi i preferuar i Ajolës gjatë shtatzënisë është spinaqi.