Politikania Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve si deputete e LSI-së apo edhe impenjimeve në punë e familje, është pjesë e show-t “C`est la Vie`”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Erisa Xhixho ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.

Është një moment shumë i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, sepse jam në një pritje të fëmijës së dytë”, tha Erisa Xhixho.

E pyetur nga Marina se sa muajshe është, Erisa Xhixho u shpreh se ka kaluar 3-mujori i parë. Kujtojmë se politikania është nënë e një djali të quajtur Henri.