Pas fitores së Festivalit të Sanremos 2018 nga këngëtari Ermal Meta, nuk kanë qenë të pakët gazetarët apo analistët shqiptarë që e kanë sulmuar atë për "mos mirënjohje e mungesë falenderimi ndaj vendit të tij origjinës".

Disa madje duke iu referuar këngës së tij "Letër babait tim" kanë abuzuar duke e lidhur këtë këngë me përgjigjen që kantautori shqiptar i dha një gazetari italian në lidhje se cfarë i kujton teksti i këngës fituese të Sanremos 2018.

Ndaj sot, kantutori shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku i jep përgjigje të gjithë atyre që abuzojnë me artin e tij.

"Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta"