Era Istrefi dhe Faton Shoshi janë një nga dyshet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Prej kohësh ai ishte menxheri i këngëtares dhe jo vetëm kaq, pasi ata ishin në një marrëdhënie së bashku, deri pak kohë më parë.

Në intervistën e fundit të dhënë për Prive, Fatoni tha se disa mosmarrëveshje me Erën e sollën fundin e bashkëpunimit mes tyre.

"Tashmë i kemi të ndara rrugët",  u shpreh ai duke lënë të kuptohej se nuk kishte mundësi për ndonjë rikthim sepse rrugët e tyre ishin ndarë tashmë.

Ndër të tjera përmendi disa këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarë, që nuk do të publikohen asnjëherë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të Erës me të famshmen Sia, këngë kjo e cila me sa duket është realizuar megjithatë, nuk do të publikohet asnjëherë.