Ata janë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të shoubizit.
Klea Huta dhe Elgit Doda u panë së bashku tek “Kënga Magjike”, ku dukeshin shumë të dashuruar mes tyre.
Klea ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet dora e saj e majtë dhe pikërisht në gishtin e katërt në atë të fejesës vihet re një unazë.
Kjo foto ka ngritur dyshime, se çifti ka shkuar më tej në zyrtarizimin e marrëdhënies.
Mos vallë janë fejuar, pasi çmimi i kësaj unaze është paksa i tepruar për një suvenir.
Unaza në formën e një gozhde të ‘Cartie’ kushton plot 2.270 dollarë.
E rëndësishme është se prej çiftit simpatik po marrim vetëm lajme të mira.