Fifi tregon kushtin që i vendosnin meshkujt për t'i folur

Postuar: 15/04/2018 - 13:40

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare, Fifi njihet për hitet muzikore që sjell vazhdimisht, për natyrën energjike si dhe për format e kolme që ka.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo tregoi se si është në marrëdhënie me meshkujt, ku shumë prej tyre i kanë vënë kusht që të dobësohet për të vazhduar komunikimin.

Fifi: Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin. Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im.

Lati: Si është Fifi në raporte sentimentale?

Fifi: Vdes me m’rrejt. Nëse më gënjen, më mirë ik.

Lati: Çfarë çmendurie ke bërë në raport sentimental?

Fifi: Akoma asgjë. Çmenduria më e madhe që kam bërë është muzika.

Lati: Po nëse të vendos ndonjë djalë kusht. Po nuk re 30 kg për një muaj, ne nuk merremi më bashkë?

Fifi: Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë.

Lati: Princin e kaltër si e do, mbipeshë apo nënpeshë?

Fifi: Rëndësi ka ti ketë trutë në kokë./oranews/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa femra, përfshi dhe reporterët që kanë mbuluar filmat e tij, sipas një rapo

   Këngëtarja e njohur ka dhënë më në fund një lajm të gëzuar. 

   Jona Spahiu është vënë në qendër të medias prej kohësh për dyshimet mbi një shtatzëni të mundshme, gjë të cilën nuk e ka konfirmuar. 

   Këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar në rrjete sociale disa momente nga prapaskenat e koncertit “Diva”.

Ajo i ka mahnitur fansat kur performoi këngën "No Tears Left To Cry" në skenën e Billboard, por Ariana Grande ka humbur dicka me vlerë.

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora do të pushtojnë botën e futbollit këtë javë.

Ajo është një ndër ikonat e televizionit në Shqipëri.

Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot Eno Popi është bërë baba për herë të parë.

   Qe nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, Emina Cunmulaj nuk i kurseu fotot dhe eksperiencën e saj si nënë në rrjetet sociale.

   Ish-missi Valbona Selimllari është surprizuar ditën e sotme nga një buqetë me lule që duket se ja ka bërë ditën më të bukur.