"Trëndafil" quhet bashkëpunimi më i ri i i publikuar ditën e sotme nga Flori Mumajesit dhe këngëtarja kosovare, Dhurata Dora.

Kjo baladë me ritme latine, e cila pritet të jetë hiti i radhës, sjell ndryshe këngëtaren Dhurata Dora.

Gjatë klipit ajo i është përshtatur mjaft stilit të këngës, me veshje latine në ngjyrën e dashurisë dhe të kuqen e trëndafilit që kantautori Mumajesi ka përgaditur për këtë 14 shkurt.