Florjan Binaj shuan zërat, tregon të vërtetën për largimin nga ‘Portokallia’ dhe ‘Top Channel’

Postuar: 12/07/2018 - 11:27

Kohët e fundit lëvizjet e personazheve të njohur të ekranit nga një televizon në tjetrin kanë qenë të bujshme. Për një lëvizje të mundshme është përfolur edhe aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj.

Pak kohë më parë u tha se ai nuk do të ishte më pjesë e ‘Top Channel’ dhe po diskutonte të shkonte në një tjetër televizion. Madje është vënë re se ai nuk ka qenë i pranishëm as në turneun veror që “Portokalli” zhvillon në vende të ndryshme.

Megjithatë Flori ka vendosur t’u jap fund thashethemeve dhe të tregojë vetë të vërtetën. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka thënë se në turne ka munguar për arsye personale, megjithatë në sezonin e ri do të jetë sërish i pranishëm, duke nënkuptuar se do të vazhdojë të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

"Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e ‘Portokalli’-së nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet. Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj! Pushime të mbara të gjithëve! Ju dua shumë!", – ka shkruar aktori. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Edhe këngëtarja Ledi Çelo duket se ka nisur pushimet, ajo është shfaqur me bikini dhe duket në super formë.

   Që nga java e parë e qershorit, kur u publikua klipi “M’i dhe flakë mallit tim”, nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca, janë grumbulluar

   Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë bashkë prej disa vitesh. 

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha nuk ka dhënë asnjëherë një intervistë, apo të jetë prononcuar rreth jetës së saj private.

Babai i Meghan Markle nuk e shoqëroi të bijën në altar ditën e dasmës, pasi vuante nga problemet e zemrës.

Pas përfundimit të DWTS, prezantuesja e këtij viti, ish-Miss Albania, Almeda Abazi doli e pakënaqur, pasi sipas saj produksioni nuk ishte

   Një foto e postuar nga këngëtari Flori Mumajesi në Instaram, ku shfaqej dora e tij dhe e një femre, e cila mbante në gisht një unazë,

   Beyonce & Jay Z kanë performuar mbrëmjen e shkuar në stadiumin “Allianz Riviera”, në Nice, Francë, para mijëra fansave.

   Për këngëtaren Aurela Gaçe, dita e sotme është një nga më të rëndësishmet, pasi motra e saj feston ditëlindjen.

Të gjithë i kujtoni hitet e para të Noizy-t, "Malet e Dibrës", "Histori e gjatë", "Jena mbretër", "Mr.