Nëpër botë ka shumë sozi të Kim Kardashian-it, vetëm këtu tek ne janë 4.

Ndoshta është mënyra e grimit, flokët super të drejtë apo pozat e ngjashme, që i bëjnë këto vajza të duken kaq të ngjashme me yllin e familjes Kardashian.

1.Fjolla Morina.

Ndonëse Fjolla Morina gjithnjë ka patur prirjen për t’i ngjasuar vajzave Kardashian, falë formave trupore dhe flokëve të gjatë, kohët e fundit mund të themi me plot gojën se është një  nga sozitë e Kim-it.

Në fotot e publikuara pak kohë më parë ajo nuk ka asnjë dallim Kim. Po të mos e njihnim do të thoshim me bindje se është Kim Kardashian dora vetë.

2.Flaka Krelani

Në foto e postuara së fundmi në llogarinë e saj të Insagram-it Flaka Krelani nuk dukej aspak si  Flaka të cilën jemi mësuar të shohim. Ish-konkurrentja e “Ethet e Së Premtes” duket se ka përqafuar trendin popullor të grimit me ngjyra toke dhe flokët e gjatë.

Mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë  profilit të saj në Instagram dhe menjëherë mendja të shkon tek Kim Kardashian. Pas ndryshimit të dukshëm, këngëtarja ngjan kaq shumë me të.

3. Soni Malaj

Tiparet e plota të Sonit janë  ato të cilat  i kanë bërë shumë prej ndjekësve të saj në Instagram ta krahasojnë me Znj.West. Flokët e drejtë, grimi dhe pozat  e këngëtares ngjasojnë kaq shumë ato të Kim-it, por sipas fansave të saj, version shumë herë më interesant.

4.Nora Istrefi

Ok, fotot flasin vetë. Qoftë, brune apo bjonde, Nora ia del të duket si Kim, nëse ia ka vënë vetes qëllim. /Revista Anabel