Dy motrat e famshme shqipare, Marina dhe Luana Vjollca kanë lënë pas angazhimet në punë. Ato kanë vendosur të bëjnë pushimet dimërore në një prej vendeve më të shtrenjta në botë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Saint Moritz të Zvicrës, vend në të cilin pak kohë më parë pushoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pushim i cili u komentua gjatë.

Në rrjetet sociale, Marina dhe Luana gjatë ditës së djeshme kanë postuar pamje nga vendi ku po qëndrojnë, e që u shfaqen duke skijuar.

Ato po shoqërohen edhe nga bashkëshorti i Marinës, Getoar Selimi, i cili e konfirmoi këtë gjë përmes rrjeteve sociale.