Moderatorja e njohur e ekranit është treguar gjithmonë e kujdesshme për sa i përket jetës së saj private, duke mos postuar pothuajse asnjëherë foto me bashkëshortin e saj.

Jo vetëm Jonida Shehu, por edhe bashkëshorti, skenografi Albi Çifligu ka vepruar njësoj. Në llogaritë personale të tyre nuk gjen pothuaj asnjë foto bashkë, por momente nga puna dhe nga projektet e tyre.

Ka qenë vetë Jonida e cila mbrëmjen e djeshme, ka postuar një foto së bashku me Albin, në Instastory, ku shkruan “E dua”.