Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug, po punon së fundmi për një serial të ri, xhirimet e së cilit po mbahen në qytetin bregdetar të Kas-it në Turqi.

Por duke mos dashur që përgjatë muajve të xhirimit të qëndrojnë në një hotel, Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer janë zhvendosur në një vilë në bregdet, që është thjesht përrallore.

Dyshja ka marrë me qira një vilë dy-katëshe të mrekullueshme pranë bregdetit, me 4 dhoma gjumi dhe një pishinë të madhe. Vila super luksoze ofron një pamje të magjishme të bregdetit të detit Mesdhe soi dhe ka një kopësht të gjelbëruar.