Moderatorja simpatike, Elona Duro, ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë, por kjo gjë nuk e pengon aspak të vazhdojë rregullisht punën.

Në një foto të publikuar së fundmi nga kolegia dhe mikja e saj, Jonida Aliçkolli duket Elona në top formë, edhe pse pak ditë e ndajnë nga ndryshimi më i madh e më i bukur në jetën e saj.

Elona dhe partneri i saj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë gjatë verës, por bashkëjetojnë që në fillim të marrëdhënies së tyre dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.