Aktorja e njohur turke, njëkohësisht këngëtare, është dënuar me 11 muaj dhe 20 ditë burg për shkak të fyerjes që i ka bërë presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. 

Zuhal Olcay është paditur pas një koncerti në Stamboll. Ajo u kritikua për shkak të tekstit në këngën e saj "Let go of the world": Rexhep Tajip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash "Kam pasur një ëndërr". – ishte shprehur Olcay.

Pavarësisht nga kërkesa e aktores për një masë tjetër përveç qelisë, ajo u dënua me burg pasi gjykata vendosi se kishte “ofenduar me dashje presidentin”, duke bërë gjithashtu një veprim me dorë.

Sipas Olcay,  emri i presidentit përshtatej me rimën e tekstit dhe gjesti i dorës ishte për një anëtar të publikut në rreshtin e parë pasi kishte bërë një koment negativ.