Ajo është ndër emrat më të spikatur të gazetarisë televizive në vend. Prej vitesh, si një nga figurat qendrore të formatit "Supersport" në DigitAlb, Vilma Masha ka zgjedhur që të jetë pjesë e mediave dhe faqeve të para të gazetave, kryesisht për çështje që në fokus kanë profesionin e saj, apo angazhimet e ndryshme si modele. 

Por e ftuar në emisionin "Në shtëpinë tonë" në Top Channel, Vilma ka rrëfyer se shumë shpejt do të vesh fustanin e bardhë duke plotësuar kështu një nga ëndrrat më të bukura që një femër ka në jetën e saj. 

Moderatorja e njohur ka vendosur t'i jap fund beqarisë, për të kurorëzuar në altar, lidhjen e saj disa vjeçare me njeriun e zemrës. Vilma është shprehur gjatë emisionit se partneri i saj, ka jetuar prej 13 vitesh në Romë dhe aktualisht punon në në bankë. Përveç planit për martesë, ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë të një fëmije pse jo!