Të gjithë e njohin grupin legjendar ‘Metallica”, shumë prej jush mund të jenë edhe fansa të tyre.

Ajo çka po i çudit të gjithë është fakti që anëtarët e grupit po publikojnë shpesh foto ose video me flamurin shqiptar. 

Para pak kohësh doli një foto e grupit me flamurin shqiptar. Foton e kishte marrë një fans i tyre, i cili ua kishte dhuruar flamurin dhe menjëherë e bëri virale. Mbrëmjen e kaluar, grupi i njohur ka ekzaltuar fansat në një koncert në Itali. 

Në videot e postuara nga përgatitjet për koncert, duket pas shpinës së tyre flamuri shqiptar. Lidhja e grupit të rrokut me Shqipërinë duket se është e madhe, pavarësisht se asnjëherë nuk kanë qenë për një koncert këtu. 

Supozime janë ngritur për lidhjen e tyre me vendin tonë, ndoshta dikush prej stafit ka origjinën shqiptare…/revistawho.com