Mbrëmjen e 3 nëntorit 56 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës konkurruan për të fituar çmimin “Miss Globe”. Konkursi i bukurisë u zhvillua në Tiranë në një ceremoni të mbajtur në Parkun Olimpik. Spektakli u prezantua nga Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Blaceri.

Kurorën e më të bukurës e mori Miss Vietnam, Khanh Ngan, një studente ekonomie dhe turizmi. Ngan është e para që e fiton kurorën në emër të vendit të saj dhe për këtë u shpreh shumë e lumtur. Vendin e dytë e fitoi Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Missit.

Por edhe Shqipëria nuk doli duar bosh pasi përfaqësuesja e vendit tonë, Alesia Çoku fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Missit. Në një rrëfim ndryshe për emisionion “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24 Alesia Çoku tregon eksperiencën e saj të mrekullueshme në konkursin e bukurisë.

Pse vendose një ditë që duhej të ishe një Miss?

E kam pasur qejf që e vogël të jem modele, balerinë këngëtare si çdo fëmijë edhe unë. Kam qejf të bëhem si modelet e “Victoria’s secret”, por duhet të filloj me hapa të avashta njëherë.

Rruga e modelingut në Shqipëri është paska e vështirë, ke ndonjë ambicie pak më shumë?

Është goxha e vështirë prandaj them se duhet të vazhdoj jashtë sepse nuk financohet shumë nga sponsorat. Po pres të mbush moshën pastaj do vazhdoj karrierën jashtë shtetit. Por duhet të merrem më diçka këtu që të kem një eksperiencë kur të shkosh atje.

Për të qenë pjesë e kasteve të modelingut duhet të mbushën moshën 18 vjeçe por a lejohet të jesh miss 16 vjeçe sa je dhe ti?

Meqenëse më zgjodhën besoj se po, nuk duhet të jetë e ndaluar. (Qesh)

Ti je shpallur Miss Shqipëria para pak kohësh dhe tani ke përjetuar një tjetër eksperiencë. Si ishin këto dy eksperienca?

Miss Shqipëria ishte hapi im i parë që bëra, ishte mirë por Miss Globe ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe ishte diçka ndryshe. Ishin vajza me mentalitet tjetër, ishte pjesëmarrja më e madhe por më ndryshoi jetën më hapi një dritrare. Besoj se në të ardhmen do kem një plus për veten. Miss Shqipëria dhe vendi i tretë në Miss Globe do më favorizojnë që të shkoj përpara avash avash.

Po bën gati diçka për të prezantuar në botën e modelingut?

Do marr pjesë në vende të ndryshme, që të favorizoj veten dhe të mësoj më shumë nga vendet e tjera.

Si shkoi eksperienca me Miss Globe, cilat ishin vështirësitë më të mëdha?

Më pëlqen fakti që zura shoqëri më të gjitha vajzat, në fillim isha pak e frikësuar të pjesa që nuk do njoh asnjë, do flisja gjithë kohën anglisht por që shkoi mirë. Më shumë shoqëri zura me Miss Afrikën e Jugut të cilën e mbajta në shtëpi tre ditë. Pjesa më e vështirë ishte ajo e tre ditëve të fundit para natës së madhe, bëmë prova më shumë dhe ndihej më shumë konkurrimi.

Ndihet xhelozia në një kompeticion të tillë, a është e rrezikshme siç shohim nëpër filma?

Faktiksht është, por vajzat nuk besoj se e kishin këtë pjesë e Miss Globë, disa u mërzitën se prisnim kurorën, por jo aq sa mendoja unë që do ndihej.

Ti je e kënaqur më këtë çmim?

Normalisht që po, dola në vend të tretë mes 56 vendeve dhe sigurisht që po. Ndihem krenare që arrita deri aty. Mjafton të shkoj dhe të përfaqësoj Shqipërinë, e cila nuk është përfaqësuar sa duhet, të bëj krenar vendin dhe sigurisht veten time.

Ke vendosur në prioritet punën, po shkolla??

Shkolla aty është le të presë …Në fillim punën, por do mundohem t’i bëj paralel të dyja.