Ndër vite, Çiljeta Xhilaga ka bërë disa nga eksperimentet më të guximshme me flokët e saj, të shkurtra me ngjyrë platin, të kuqe të zjarrtë, të zeza me baluke të drejta, portokalli dhe super të gjata e kushedi sesa modele të tjera.

Dhe duket se Çiljeta nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi,  ka hequr dorë nga flokët e saj bjonde për t’u shndërruar sërish në brune.

Ajo ka zgjedhur një ngjyrë gështenjë të hapur dhe jo vetëm kaq, por ka ndryshuar edhe modelin e flokëve, duke iu rikthyer modelit që mbante në kohën kur këndonte hitin “Deja Vu” që mesa duket është fshirë nga YouTube.

Burimi: Blitz.al