“Vipat e bllokut” publikon çdo ditë foto të personazheve të njohur se si kanë qenë dhe si janë transformuar pas operacioneve plastike. Ditën e djeshme ka publikuar një foto të aktores shqiptare Ana Lika.

Përveç buzëve?, shkruhej bashkangjitur fotos. Por Ana mesa duket nuk ka duruar dot dhe ka reaguar me një koment poshtë fotos.

“Atëherë që të bini rehat se me shkoj goja mbrapa duke thënë në cdo vend ku dal, që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër, siç nuk kam pas për turp e siklet për të treguar këto dy gjëra, s`do kisha dhe për të treguar gjëra të tjera. Tani nqs të evidentosh vetullat hyn tek operacionet më thoni se nuk e dija se këtë doja ta mbaja të fshehtë po shumë budallaqe unë e kam hedhur dhe në Instan tim personal mbasi i kam bërë! Kurse përsa i perket lenteve e keni shum gabim se i kam vet sytë blu si në gri me pak xixa hahaaahhahahah”, shkruan aktorja poshtë fotos së saj.